Një ngjarje e rëndë ka tronditur së fundmi Londrën ku një fëmijë 7-vjeçar rrezikoi të mbytej në lumë.
Mirëpo një shqiptar nga Shkodra i identifikuar si Hismet Smakaj u shndërrua në hero pasi shpëtoi nga mbytja në lumin Thames fëmijën.
Top Channel ka arritur të zbulojë se të shtunën e 17 majit, shqiptari kishte dalë për ecje me bashkëshorten buzë lumit në zonën e Neëham në lindje Londrës.
Papritmas sytë e tyre u ndeshën me një ngjarje shokuese pas një vajzë e vogël, e cila kaloi barrierat e pasi bëri disa hapa u hodh në lumë. Pa e menduar dy herë veprimin, Hismet Smakaj hoqi rrobat dhe u hodh në lumë për të shpëtuar të voglën vpesë metra larg vendit ku ajo u hodh duke e sjellë në breg.
Me dhjetra kalimtarë u mblodhën duke parë shpëtimin e vajzës e duke duartrokitur teksa njëkohësisht bërtisnin: HERO.
Pas ardhjes të policisë dhe ambulancave, u mësua se vajza ishte autike.
I kontaktuar prej gazetarit Muhamed Veliu, Hismet Smakaj u shpreh se “nëse nuk do ta shpëtoja vajzën do më mbetej peng tërë jetën”.
Gjithashtu shkodrani u shpreh i kënaqur se mundi ta kapë vajzë, teksa ishte mbi ujë e nuk shkoi poshtë e të humbte në baltën e lumit.
“Pa asnjë hezitim do ta bëja përsëri atë që bëra”, thotë shkodrani hero Hismet Smakaj.
I pyetur nëse është kontaktuar prej prindërve të fëmijës që shpëtoi, Hismeti tregon se kjo nuk ka ndodhur ende.


