TIRANË– Nuredin Dumani i njohur edhe si i penduari i drejtësië ka dëshmuar në GJKKO për njohjen me Henrik Hoxhajn, për të cilin tha se e njihte si drogaxhi dhe pijanec, ndërsa më vonë u bë “ushtari” i tij.
Teksa i përgjigjej pyetjeve të avokatit të Henrik Hoxhajt, Gentian Rumano, Dumani deklaroi se me Henrik Hoxhajn flisnin për ngjarjet dhe për krimet që kryenin. Konkretisht ai thotë se i ka treguar për vrasjen e Fatmira Dedës.
“Për dy vjet që kam nejt une me Henrikun, i bie të rrime këtu gjatë, një nga ngjarjet që i kam treguar ka qenë vrasja e Fatmira Dedës. Tjetër s’më kujtohet për momentin”, ka thene Duamani.
I penduari Nuredin Dumani ka deklaruar se porositë për punët që bënte i merrte vetëm kur bëhej pagsa, ose gjysma e pagesës.
Gentian Rumano avokati i Henrik Hoxhajt: Si e ke njohur Henrik Hoxhaj?
Dumani: Unë e kam njohur në ditëlindjen e Festim Qolit në Fush Studen me daulle dhe muzikë, kështu i bënte ditëlindjet ai. Hëngrëm pimë kërcyem ndërsa Henriku ishte në gjumë pjesën dërrmuese të kohës sepse piu bar. Aty jam takuar për herë të parë fizikisht. Unë e njihja si drogaxhi dhe pijanec.
Avokati: E keni pare me përpara këtij momenti?
Dumani: E kam pare një herë tek lokali i Festim Qolit, ky ishte në kërkim për vrasje ndërkohë. Unë kam vajtur aty sepse me thanë që ka një sherr dhe kam vajtur aty, por nuk e dija që ishte ai Henriku.
Dumani: Unë kam qenë në burg herën e pare dhe dola nga burgu, ishte një nga komisaret e komisariatit 6, ka qenë Dritan Lame, që me ka dhunuar. I kisha thënë mbaje mend çdo të bëj kur të dal. Ai u vra para se me dal unë nga burgu. Për Henrikun kam dëgjuar nga Festim Qoli.
Avokati: Cili ka qenë shkaku që polici Dritan Lame ju ka rrahur?
Në këtë moment SPAK kundërshton pyetjen dhe gjykata pranon qëndrimin e SPAK.
Avokati: Ju keni thënë që kur qëndronit me Henrikun për ngjarjet kur keni marrë pjesë?
Dumani: Po i kemi treguar njeri-tjetrit
Avokati: Konkretisht për cilat ngjarje?
Dumani: Për dy vjet që kam nejt une me Henrikun, i bie të rrime këtu gjatë, një nga ngjarjet që i kam treguar ka qenë vrasja e Fatmira Dedës. Tjetër s’më kujtohet për momentin.
Avokati: Nuk mu përgjigjet për pyetjen, i keni treguar Henrikut edhe ngjarje te tjera?
Dumani: Kjo me kujtohet, por kur rrija me Henrikun nuk kishim dhe shume kohe për të folur për ngjarje te shkuara se kishim shume ngjarje neper duar.
Avokati: A keni marre porosi nga ndonjë person, qe ke dashur ta kryesh por nuk e ke realizuar dot?
Dumani: Porositë i merrja kur behje pagesa ose gjysma e pagesës.
Avokati: Ju kujtohet ti keni kërkuar Henrikut , qe doni te kryeni një ngjarje dhe nuk e keni realizuar.
Dumani: Une e quaj tentative kur kam marrë pagesën, por muhabete kot pa lidhje kemi bere ne.
Avokati: E keni deklaruar ne gjykatë të gjitha ngjarjet?
Dumani: Këto që kam deklaruar këtu i keni dëgjuar, i kam deklaruar në vend tjetër.
Avokati: A kanë qene edhe persona te tjerë?
Dumani: Ka qene edhe Festim Qoli, kur ne kemi bere biseda, kemi qene tek shtëpia ime, me vone edhe ne nje dreke ne Peqin, unë Skredi Tase dhe Henrik Hoxhaj.
Dumani: Përpara 2020 kam bërë vetëm në një fshat të Beratit.
Avokati: Si je njohur me Erjon Alibejn?
Dumani: E kam takuar dhe njohur nëpërmjet, Eljo Bitrit dhe me hapi temën e vrasjeve në Elbasan dhe dyshonin tek unë. Eljo Bitri, me tha qe dyshonin se isha unë i përfshire në masakrën e Bradasheshit, e dhjetorit 2018. Pas disa ditësh kam taku kushëririn e Elio Bitrit, ai dinte shumë gjera dhe une ju kam sqaru që skam lidhje me atë ngjarje. Jam takuar më pas me Eljo Bitrin dhe Arjan Spahiun aty ishte dhe Erjon Alibejn por une kisha përshtypjen se ishte me i madh ne moshe, por ai ishte moshatar me mua. Kemi qëndruar për dy orë dhe kam sqaruar që skam lidhje me ngjarjen e Bradasheshit.
“Dritan Lame më ka dh*nuar”/ Nuredin Dumani: I thashë mbaje mend çfarë do të bëj kur të dal
Mbërrijnë në Durrës 3 anijet italiane, ‘Libra’ i dhurohet Shqipërisë
Brenda anijes më të bukur në botë, ‘Amerigo Vespucci’ vjen në Durrës