Ky fundjavë sjell një ngjarje të rrallë astronomike që ndodh vetëm një herë në 33 vjet: “Hëna e Zezë”.
Fenomeni shfaqet gjatë fazës së hënës së re, kur trupi qiellor ndodhet mes Tokës dhe Diellit. Në këtë pozicion, faqja e ndriçuar e hënës është e kthyer nga Dielli, ndërsa ajo që shohim nga Toka zhytet plotësisht në errësirë – ndaj dhe sateliti ynë duket sikur zhduket nga qielli i natës.
Termi “Hënë e Zezë” nuk përdoret zyrtarisht në astronomi, por është pranuar në gjuhën popullore për dy raste të veçanta:
kur brenda një muaji kalendarik ndodhin dy hëna të reja, ose kur gjatë një stine vërehen katër hëna të reja në vend të tre, duke u quajtur “e zezë” ajo e treta.
Ngjarja e këtij gushti i përket pikërisht këtij varianti të dytë: është hëna e tretë e re e verës, ndërsa e katërta do të ndodhë më 21 shtator, një ditë para ekuinoksit të vjeshtës.
Edhe pse “Hëna e Zezë” nuk është e dukshme, mungesa e saj ndihmon për një qiell më të errët se zakonisht – një mundësi e artë për vëzhguesit e yjeve, sidomos tani që shiut i meteorëve Perseid është në kulmin e tij dhe do të vazhdojë deri më 24 gusht.
Ngjarja tjetër e këtij lloji do të ndodhë më 31 gusht 2027, kur dy hëna të reja do të përkojnë brenda të njëjtit muaj.


