BULQIZË-Kanë dalë analizat e ujit të pijshëm në qytetin e Bulqizës, të cilat janë kryer nga Shërbimi i Epidemiologjisë dhe Shëndetit Mjedisor në Bulqizë.
Sipas raportit të këtij institucioni bëhet me dije se në mostrat e marra në 7 vende të ndryshme të Bulqizës dhe të analizuara mikrobiologjikisht nuk ka rezultuar të ketë ndotje bakterologjike.
Raportohet se sipas raport-analizës uji është i përshtatshëm për përdorim./Radar.al