TIRANË– Piktori i mirënjohur shqiptar Helidon Haliti në një intervistë për Radar.al ku ka folur për karrierën e tij artistike dhe sukseset e arritura në vendin tonë, është pyetur gjithashtu edhe për këngëtaren e famshme Parashqevi Simaku, një temë e cila ka bërë bujë që prej fundvitit 2024.
Haliti u shpreh se Parashqevi Simaku është një produkt i sistemit të asaj kohe, ndërsa shton se nëse do të kishte ndodhur që sistemi e dërgonte, e mbronte, i vishte kostumin anti-plumb dhe e çonte në “Hollywood” do kishte sukses.
Këngëtarja e njohur shqiptare Parashqevi Simaku i është rikthyer jetës normale prej gati 5 muajsh, vetëm pas momentit që u mor nga rruga dhe ju ofrua ndihmë e menjëhershme nga biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani. E gjendur në një situatë të vështirë psikologjike këngëtarja pa djalin dhe bashkëshortin e saj vijonte të jetonte në stacionit e trenit në Neë York prej gati 5 vitesh. Ajo më pas i është nënshtruar kujdesit të mjekëve në një spital psikiatrik në SHBA, mundi të takohej me djalin e sja Luka, ndërsa në media pati nëj mbështetje edhe nga ish- bashkëshorti amerikan Robert Nolfe, mbiemrin e të cilit ajo e mbante në rrjetin social facebook dhe identifikohej vetëm me emrin Simaku Nolfe, pra me mbiemrin e saj dhe të babait të fëmijës./Radar.al
Më mirë si pedagog apo si Kryeministër? Ish-studenti i Ramës: Trajner i jashtëzakonshëm
Begaj nga Katedralja e Tiranës: Pashka na fton drejt dashurisë dhe mirëkuptimit