Site icon Informohu siç duhet

Hap pas hapi/ Agjencitë amerikane dhe izraelite vëzhguan liderin suprem iranian para sulmit fatal, si u ekzekutua Khamenei

Për muaj me radhë, shërbimet e inteligjencës izraelite dhe amerikane, përfshirë CIA-n, monitoruan çdo lëvizje të liderit suprem iranian, Ali Khamenei, përpara sulmeve që rezultuan fatale. Sipas CNN, agjentët sekrete ndoqën vendndodhjen e tij, mënyrën e komunikimit dhe vendet ku mund të strehohej, ndërsa paralelisht nën vëzhgim ishin edhe drejtues të lartë politikë dhe ushtarakë iranianë.

Mundësia për sulm erdhi kur zyrtarë të lartë iranianë planifikuan një mbledhje në kompleksin në Teheran, ku ndodhen zyrat e Khameneit, presidenca dhe aparati i sigurisë kombëtare. Shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, dha urdhër pilotëve për të goditur objektivat. Rreth orës 6:00 me orën lokale të Izraelit, avionët luftarakë izraelitë, në koordinim me SHBA-në, lëshuan municione precize dhe raketa me rreze të gjatë mbi kompleks.

Disa orë më vonë, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi në rrjetet sociale vdekjen e Khameneit. Operacioni ishte përgatitur për javë të tëra mes Uashingtonit dhe Tel Avivit, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kishte informuar Trump për shqetësimet mbi programin raketor dhe bërthamor të Iranit gjatë një takimi në Mar-a-Lago.

Pas operacionit, SHBA dislokoi asete të shumta ushtarake në Lindjen e Mesme, përfshirë dy aeroplanmbajtëse dhe qindra avionë luftarakë, në një lëvizje që shihej si presion ndaj Teheranit. Paralelisht, administrata amerikane zhvilloi përpjekje diplomatike për një marrëveshje bërthamore, përmes dërguarve si Steve Witkoff dhe Jared Kushner, por pa rezultat konkret. Raundi i fundit i negociatave në Gjenevë tregoi se Teherani nuk ishte i gatshëm të hiqte dorë nga pasurimi i uraniumit, duke forcuar vendimin amerikan për veprim ushtarak.

Operacioni nxori në pah nivelin e lartë të depërtimit të inteligjencës amerikane dhe izraelite brenda strukturave iraniane dhe gatishmërinë për të vepruar sapo u shfaq momenti i konsideruar i përshtatshëm.

Exit mobile version