Vetëm të hënën, Partizani luan derbin me Tiranën në një moment kur të enjten të kuqtë zhvilluan një ndeshje impenjative kundër Egnatias, të cilën e mposhtën mes vështirësish me një gol të Albers Kekos në minutat e fundit nga pika e bardhë e 11 metrave. Skuadra ka nisur menjëherë përgatitjet.
E djeshmja është përqendruar në rikuperimin e forcave dhe të lodhjes që skuadra pati kundër Egnatias. Lojtarët titullarë i janë nënshtruar një stërvitjeje të veçuar nga pjesa tjetër e ekipit. Në këtë derbi të radhës, mungesë e sigurt është Altin Bytyçi, i cili ka plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë. Sa i përket dëmtimeve, skuadra është në gjendje të mirë, teksa i vetmi me probleme është Atanaskoski.
Mbrojtësi maqedonas po kalon një dëmtim muskulor në kofshë dhe kjo e ka ndaluar të jetë prezent në ndeshjet e fundit. Maqedonasi është në fazën e fundit të rikuperimit dhe plani është që për derbin të jetë i gatshëm. Sfida më e madhe për stafin teknik është që të rikuperojë si duhet lojtarët, më së shumti Eleken dhe Bintsukën, për të cilët edhe vetë trajneri Gega pas ndeshjes e pranoi se nuk janë në gjendjen optimale fizike, sidomos nigeriani, i cili te Partizani ka ardhur pas një periudhe prej mbi gjashtë muajsh pa ekip, rrjedhimisht edhe pa ndeshje. Sa i përket formacionit, Gega pritet të bëjë ndryshime, që gjithsesi mendohet të jenë minimale, pasi opsionet janë të pakta./PANORAMASPORT.AL
PD hap fushatën në Tiranë, PS vijon turin e Diasporës në FiereMalpensa
Trajneri i Çelsit: Duhet të fitosh shëmtuar për t’u bërë skuadër e madhe