Analisti Ilir Demaliaj në një intervistë për “Shqipëria Live”, ka reaguar sërish në lidhje me sherrin fizik që pati së fundmi me kryetarin e Partisë Konservator, Kujtim Gjuzi.
Referuar dhe pamjeve të cilat bënë xhiron e rrjetit, shikohet momenti kur Demaliaj tenton të godasë Gjuzin.
Në këtë përplasje, siç bëri me dije dhe vetë Kujtim Gjuzi, është përpjekur t’i ndajë një grua (kryetarja e degës së Tropojës Sanije Hajdarmataj) e cila gjatë konfrontimit të dyshes në fjalë, kjo e fundit është shtyrë dhe ka përfunduar në tokë.
Demaliaj u shpreh se situata u tensionua akoma më shumë në momentin kur Gjuzi i tha “‘ulu këtu’.
“Nuk është ndonjë video për t’u krenuar. Ai ka shkruar disa statuse në llogarinë e tij në “Facebook”, unë nuk i jam përgjigjur se s’kisha pse. E pashë rastësisht aty, më tha ‘ulu këtu’, i thashë ‘unë të ulem me ty që nuk ke lënë gjë pa shkruar?’ U acaruar biseda, tani nuk dua ta diskutoj më. Pishman se pse të vihem unë të atë pozitë. Unë jam kundër dhunës, nuk kishte mirë, nuk kemi pasur më komunikim. Kam marrë shumë telefonata më pas, më shkruan, por dua ta mbyll atë muhabet”, tha Demaliaj.
SHIKO VIDEON: