Pamje tronditëse nga Skënderbegasi i Gramshit tregojnë momentin kur zjarrfikësit dhe banorët përballen me flakët që u afrohen banesave, ndërsa në sfond dëgjohen shpërthime predhash nga mali i përfshirë nga zjarri.
Bilanci është dramatik: 39 banesa të djegura, qindra hektarë pyje e shkurre të shkrumbuara dhe dhjetëra bagëti të ngordhura. Flakët kanë përfshirë tashmë fshatin e tetë të njësisë. Në operacion janë mbi 350 efektivë, të mbështetur nga helikopterë, por zjarri vijon të përhapet nga fshati në fshat.


