Site icon Informohu siç duhet

“Gruaja ime mendonte se ishte e lezetshme”, Trump reagon për fotografinë e tij si Papa

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka komentuar një fotografi të tij që ka shpërthyer në mediat sociale, ku ai shihet i veshur si Papa. Ai shpjegoi se nuk kishte asnjë lidhje me publikimin e saj dhe se dikush kishte realizuar fotografinë dhe e kishte shpërndarë në internet.

“Nuk kisha të bëja fare me të”, tha Trump. “Dikush më bëri një foto të veshur si Papa dhe e publikoi. Nuk kam idenë nga erdhi, ndoshta ishte inteligjenca artificiale. Nuk di asgjë për këtë… Në fakt, gruaja ime mendonte se ishte e lezetshme.”

Kur u pyet disa ditë më parë se cili do të donte të ishte Papa, Trump tha se ai do të dëshironte të ishte vetë Papa.

Exit mobile version