Site icon Informohu siç duhet

Gruaja e Bledar Duros nuk heq dorë nga “pafajësia e tij”: Unë e di të vërtetën, nuk po e shfajësoj

Gruaja e Bledar Duros nuk heq dorë nga "pafajësia e tij": Unë e di të vërtetën, nuk po e shfajësoj

Bashkëshortja e Bledar Duros, mësuesit të arrestuar për ngacmim seksual ndaj nxënësve të tij të Korçë, në një intervistë për “Shqipëria Live” është shprehur se burri i saj nuk është fajtor për ngjarjen.

Duro pretendon se bashkëshorti i saj është i alkoolizuar dhe mesazhet ndaj vajzave i ka dërguar nën efektin e alkoolit.

Ndërkohë, në një debat me autoren Helena Halilaj, kjo e fundit e akuzoi se po e mbronte bashkëshortin e saj në një mënyrë të pahijshme.

Pjesë nga biseda:

Helena: Nuk mund të dalësh, ta mbrosh e të marrësh gjithë minutazhin në një media dhe të mbrosh një sjellje të pahijshme.

Esmeralda: Jam e indinjuar ndaj medias dhe mënyrën se si po e trajtoni.

Helena: Indinjohu ndaj personit që ke në shtëpi, jo ndaj medias. Po e mbron hapur dhe në mënyrë të pisët të një individi ndaj një 14-vjeçari, i cili ka bërë një dëm publik. Mund të reagojë fshati, mund të reagojë qyteti, mund të reagojë komuniteti, mund të reagojnë prindërit e tjertë dhe mund të ishin marrë masa fizike ndaj tij siç bëjnë disa shtete. Kështu që të lutem, kjo është një fytyrë aspak e këndshme. Nuk jemi të dëgjojmë ne 20 minuta se si ti mbron një person të tillë. Më vjen shumë keq.

Esmeralda: Nuk ka asnjë moment ku unë dua ta shfajësoj. Më vjen shumë keq që ne jemi këtu, unë ju them se si është e vërteta dhe ju përsëri po më kundërviheni. Unë nuk po e shfajësoj.

Helena: Ai mund të jetë një burrë i mirë për ty, por nuk është një mësues i mirë dhe një qytetar i denjë për komunitetin. Ai mund të jetë më i miri, mund të jetë artist, mund të jetë yll hollivudian që paska mbirë në shtëpinë tënde, por ai nuk është i mirë për komunitetin tim. Kuptoje këtë gjë.

Esmeralda: Ky është mendimi juaj.

Helena: Mendimi im, i të gjithë kolegëve të mi dhe i të gjithë vajzave që shohin emisionin. Ky është mendimi i të gjithëve. Madje po të japin shumë hapësirë, sepse nuk mund të dëgjojmë një mbrojtje të tillë, të lutem. Është dhe fyerje profesionale.

LEXO EDHE:

Mesazhet e rënda të mësuesit për 14-vjeçaret, flasin prindërit: Nuk është hera e parë!

Zbardhet ngjarja/ Mësuesi në Korçë joshte nxënëset e tij me biseda +18 (EMRI)

Exit mobile version