Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Neviçisht të bashkisë Korçë, ku një grua 64-vjeçare ka rënë në kontakt me rrymë elektrike, në rrethana ende të paqarta.
Në vendngjarje janë nisur menjëherë ambulanca dhe policia për të ofruar ndihmën e parë dhe për të nisur hetimet mbi shkaqet e ngjarjes.
E moshuara me inicialet I.D. u transportua në spitalin e Korçës dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të incidentit.


