Site icon Informohu siç duhet

Greqia shpall non-grata Artan Hoxhën, deputeti i PS: Shkelje e vlerave evropiane

Tritoli motrave Nikolli, Artan Hoxha: Nëse atij i lë pak mundësi, ai e tregon veten

Gazetari Artan Hoxha është ndaluar në orët e para të mëngjesit në pikën kufitare shqiptaro-greke, pasi autoritetet e kanë shpallur atë person non-grata. Si pasojë, Hoxha është detyruar të kthehet pas dhe nuk është lejuar të hyjë në territorin grek.

Ngjarja ka sjellë reagime të menjëhershme, mes tyre edhe nga deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, i cili e dënoi vendimin duke e cilësuar “masë të papranueshme” dhe “abuzim me vlerat evropiane”.

“Ndalimi i Artan Hoxhës përbën rastin e dytë në pak vite që gazetarëve shqiptarë u ndalohet hyrja në Greqi për shkak të raportimeve apo bindjeve të tyre,” deklaroi Bido. Ai shtoi se është e papranueshme që një shtet europian të veprojë nën ndikimin e “gërhitjeve të fundit të nacionalizmit”.

Sipas tij, kërkimi i të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë, denoncimi i fenomeneve nacionaliste si “Agimi i Artë” apo çështja Beleri, janë detyrime profesionale dhe patriotike për çdo gazetar. “Sulmet ndaj tyre përmes shpalljes non-grata janë ndër shkeljet më të mëdha të vlerave evropiane,” theksoi deputeti.

Ky nuk është rasti i parë që Greqia ndërmerr masa të tilla ndaj përfaqësuesve të medias shqiptare. Disa vite më parë, gazetari i Top Channel, Marin Mema, u shpall gjithashtu person i padëshiruar nga autoritetet greke.

Exit mobile version