Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje

    Analisti: Prokurori ka tejkaluar kompetencat, Veliaj ende nuk është njohur me dosjen

    Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi, dhunoi berberin dhe i dëmtoi makinën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Greqia përvëlohet nga vala e të nxehtit: Temperaturat deri në 43°C, kulmi javën e ardhshme

    July 2, 2025

    Pas një qershori rekord të nxehtë, Greqia po përgatitet të përballet me një tjetër valë përvëluese të të nxehtit, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 43 gradë Celsius nën hije në disa zona.

    Meteorologët grekë paralajmërojnë se vala e re do të arrijë kulmin mes datave 7 dhe 10 korrik, me ndikim të veçantë në qendrat urbane dhe zonat kontinentale, ku temperaturat do të mbeten të larta edhe gjatë natës, duke rritur rrezikun për shëndetin publik.

    “Kushtet meteorologjike do të bëhen veçanërisht të rrezikshme”, theksojnë ekspertët, duke paralajmëruar për ndikim të fortë në qytetet e mëdha dhe zonat turistike.

    Autoritetet greke kanë ndërmarrë masa emergjente:
    • Hapje të qendrave të ftohjes me ajër të kondicionuar në bashki
    • Ndërprerje të përkohshme të punës në ambientet e hapura nga ora 12:00 deri në 17:00
    • Kujdes i shtuar në zona të frekuentuara si Akropoli
    • Linja telefonike për ndihmë dhe këshilla mjekësore për qytetarët

    Mjekët këshillojnë qytetarët të qëndrojnë të hidratuar, të shmangin daljet gjatë mesditës, të kufizojnë përdorimin e alkoolit dhe të mos hedhin mbeturina që mund të nxisin zjarr.

    Kjo valë e të nxehtit vjen në një moment kur Greqia është përfshirë edhe nga disa zjarre të mëdha, përfshirë ishullin Kios, periferinë e Athinës dhe rrethinat e Selanikut. Qindra zjarrfikës janë angazhuar për të vënë nën kontroll flakët, teksa vendi përballet me një verë gjithnjë e më të thatë dhe ekstreme, të nxitur nga ndryshimet klimatike.

    Greqia i nxehti temperaturat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje

    February 9, 2026

    Analisti: Prokurori ka tejkaluar kompetencat, Veliaj ende nuk është njohur me dosjen

    February 9, 2026

    Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi, dhunoi berberin dhe i dëmtoi makinën

    February 9, 2026

    Starmer nën presion, udhëheqësi laburist kërkon dorëheqjen e tij pas dosjes “Epstein”

    February 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Tre shenja të zodiakut që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Tre shenja e horoskopit që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Parashikimi i horoskopit 9 Shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.