Një operacion i përbashkët i policisë greke dhe forcave speciale EKAM ka çuar në zbardhjen e një grupi kriminal shqiptar, që kultivonte dhe tregtonte drogë në Greqi. Operacioni rezultoi me sekuestrimin e 1 ton e 161 kg kanabis, 1640 rrënjë kanabisi, si dhe lloje të tjera droge, përfshirë kokainë, ketaminë, methamfetaminë dhe ekstazi, ku nga shitja e tyre parashikohej një fitim prej rreth 8 milionë euro.
Gjithashtu, policia sekuestruar një arsenal armësh, përfshirë 2 pistoleta, 1 armë automatike Kallashnikov, një granatë dhe 134 fishekë, si dhe mjete për peshimin dhe shpërndarjen e drogës, automjete dhe shumë para të gatshme dhe të falsifikuara.
Në pranga ranë 6 persona: kryetari i grupit, Fatjon Prendi (39 vjeç), nën drejtimin e të cilit vepronte Elson Ndreca (36 vjeç), dhe tre bashkëpunëtore: Brisejda Cami (35 vjeç), Pashke Gega (73 vjeç) dhe Zoje Ndoj (35 vjeç). Po ashtu u arrestua dhe Arben Mashi (50 vjeç), i cili rezultoi të jetonte në mënyrë të paligjshme në Greqi dhe i cili iu gjet një thikë.
Sipas burimeve policore, Prendi kishte precedentë për tentativë vrasje dhe grabitje në bashkëpunim, ndërsa Mashi për organizatë kriminale, drogë, armë dhe shkelje të ligjit të emigracionit.