ITALI– Policia italiane ka identifikuar dy personat përgjegjës për një grabitje bankare dhe dy tentativa për grabitje në institucionet e kredive. Gjithashtu karabinierët kanë sekuestruar edhe drogë në banesën e tyre në Caorle.
Karabinierët e kompanisë Vittorio Veneto në Treviso duke bashkëpunuar me ata të Ortisei në qytetin e Bolzanos kanë identifikuar autorët e dyshuar të dy tentativave për grabitje dhe një grabitje të suksesshme që ndodhën me shpejtësi nga fundi i marsit dhe fillimi i prillit në tre institucione kredidhënëse.
Mediat e italiane shkruajnë se ata janë dy kriminelë të rrezikshëm shqiptarë, njëri u arrestua ditët e fundit ndërsa bashkëpunëtori është shpallur në kërkim.
Në shtëpinë e tyre në Caorle, në provincën e Venecias, policia gjeti dhe sekuestroi 13 kilogramë hashash.

