Google po përgatit një risi që mund të lehtësojë shumë përdoruesit e Gmail, veçanërisht ata që nuk janë të kënaqur me adresën e tyre aktuale të email-it. Së shpejti, do të jetë e mundur të ndryshohet adresa e email-it pa humbur mesazhet, dokumentet apo të dhënat ekzistuese.
Sipas raportimeve të 9to5Google, kompania po ua mundëson të gjithë përdoruesve ndryshimin e adresës së email-it të lidhur me llogarinë Google, duke e zëvendësuar atë me një adresë të re që përfundon me gmail.com. Ky proces nuk do të ndikojë në përmbajtjen e llogarisë, pasi email-et dhe dokumentet e vjetra do të mbeten të aksesueshme.
Edhe pas ndryshimit, adresa e vjetër Gmail do të vazhdojë të funksionojë dhe përdoruesit do të mund të identifikohen në llogari me të dyja adresat. Megjithatë, Google vendos një kufizim, pasi nuk do të lejohet krijimi i adresave të reja Gmail të lidhura me të njëjtën llogari për një periudhë prej 12 muajsh.
Nga ana tjetër, përdoruesit që tashmë kanë një adresë që përfundon me @gmail.com nuk do të kenë mundësi ta ndryshojnë atë. Në këto raste, alternativa mbetet ndryshimi i emrit të shfaqur ose hapja e një llogarie të re dhe transferimi manual i email-eve dhe kontakteve.


