TIRANË- Ambasadori i Bashkimjit Europian në Shqipëri Silvio Gonzato ka mbajtur fjalën e tij në konferencën Rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Europian”.
Përmes kësaj konferencë marrin pjesë përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Gonzato gjatë fjalës së tij u shpreh se në planin evropian kanë objektivin për një Evropë më të fortë sociale.
Sipas tij një nga objektivat e tyre është që deri në 2030 të ulet numri i personave që janë në rrezik varfërie apo përjashtim social. Ai shtoi se garancia për fëmijët është një nga programet kyç për të ofruar mbështetje për të rinjtë. Gonzato theksoi se procesi i anëtarësimit kërkon shndërrimin e të gjithë shoqërisë në të gjithë aspektet e saj. Ai tha se të drejtat e fëmijëve janë pjesë e grupkapitullit themelor.
“Fëmijët, veçanërisht ata që përjetojnë përjashtimin social për shkak të varfërisë apo formave të tjera duhet të kenë shanse të barabarta. Një nga pyetjet që duhet të bëjmë është a po bëjmë aq sa duhet për të rinjtë? Kjo është e rëndësishme për rajoni në veçanti në të cilën ka ende largim të trurit. Në nivel të bashkimit në BE, dëshironim t’i përgjigjeshim kësaj thirrjeje. Në planin e veprimit te shtylla evropiane kemi objektivin tonë për një Evropë më të fortë sociale, një nga objektivat deri në 2030 është ulja e numrit të personave që janë në rrezik varfërie apo përjashtim social në të paktën 15 milionë në përgjithësi dhe shifra për fëmijët është 5 milion. Nuk duhet të jenë më në varfëri. E shikojmë garancinë për fëmijët si një nga programet më kyçe për të ofruar mbështetje për të rinjtë. Në mënyrë që fëmijët të kenë qasje efektive në shëndetësinë falas, në arsimin cilësor dhe të lirë, strehim me dinjitet por edhe ushqimin e duhur. Po të vëmë në prioritet mirëqenien e fëmijëve atëherë do të ketë zhvillim dhe ecuri më të mirë sociale. Nga kënvështrimi ekonomik duhet kontribut edhe për integrimin e tyre në tregun e punës dhe në jetën shoqërore, që tranzicioni nga shkolla në puna ta kalojnë më lehtë dhe duke iu ofruar mundësi më të mira ekonomike. Shqipëria ka rini fantastike dhe janë investimi në të ardhmen e Shqipërisë. Por siç e thashë duhet të kalojmë te fjalët te veprat. Procesi i anëtarësimit nuk do të thotë vetëm miratim legjislacioni por kërkon shndërrimin e të gjithë shoqërisë në të gjithë aspektet e saj. Të drejtat e fëmijëve janë pjesë e grupkapitullit themelor.”-tha ai./Radar.al
“Treni mbërriti dhe Ilaria nuk ishte aty”, rrëfimet rrëqethëse të familjarëve së 22-vjeçares
Alket Islami vjehrri perfekt/ Urimi i Roza Latit në ditëlindjen e tij: Epic Man, ska llafe
Të shtëna me a*më zjarri/ Plagoset një grua, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët
Ngjarja në Fier/ Idenfikohet 50-vjeçarja e lënduar. Shkak një konflikt i vjetër (EMRI)