Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Stuhia e fuqishme përfshin Shqipërinë, pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ja situata në vend

    Kush është Gadi Eisenkot, ish-gjenerali që po sfidon Benjamin Netanyahun

    Zelensky shkarkon komandantin e ushtrisë ukrainase, vendimi vjen pas tensioneve politike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Gonxhja: Përveç kontributit të çmuar në skenë dhe ekran, Birçe Hasko mbetet edhe një nga pedagogët më të rëndësishëm të aktrimit në Shqipëri

    May 23, 2026
    Gonxhja: Përveç kontributit të çmuar në skenë dhe ekran, Birçe Hasko mbetet edhe një nga pedagogët më të rëndësishëm të aktrimit në Shqipëri

    Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit Birçe Hasko, për të cilin thotë se “për dekada me radhë, ai solli në skenë dhe ekran personazhe të dashura për publikun, duke u kthyer në një prej figurave më të veçanta të teatrit dhe filmit shqiptar”.

    Postimi i plotë:

    Me hidhërim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të aktorit të mirënjohur të kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Birçe Hasko.

    Për dekada me radhë, ai solli në skenë dhe ekran personazhe të dashura për publikun, duke u kthyer në një prej figurave më të veçanta të teatrit dhe filmit shqiptar. Publiku do ta kujtojë për interpretimet e spikatura në filma si “Radiostacioni”, “Njeriu me top”, “Koncert në vitin 1936”, “Përrallë nga e kaluara”, “Dhe vjen një ditë”, “Shkëlqim i përkohshëm” apo “I dashur armik”, si edhe për rolin e paharrueshëm të Milos në komedinë “Shi në plazh”.

    Përveç kontributit të çmuar në skenë dhe ekran, Birçe Hasko mbetet edhe një nga pedagogët më të rëndësishëm të aktrimit në Shqipëri, i cili deri në vitet e fundit formoi dhe frymëzoi breza të tërë artistësh të rinj, duke përcjellë me përkushtim përvojën, disiplinën dhe dashurinë për skenën.

    Me humorin spontan, interpretimin plot ritëm dhe karakteret popullore që mbartnin shpirtin e jugut, Birçe Hasko krijoi një stil unik artistik që mbetet pjesë e historisë së kinematografisë shqiptare.

    Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, kolegët, studentët e tij dhe gjithë komunitetin artistik.

    Birçe Hasko Blendi Gonxhja Ministri i Kulturës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Stuhia e fuqishme përfshin Shqipërinë, pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ja situata në vend

    July 21, 2026

    Kush është Gadi Eisenkot, ish-gjenerali që po sfidon Benjamin Netanyahun

    July 21, 2026

    Zelensky shkarkon komandantin e ushtrisë ukrainase, vendimi vjen pas tensioneve politike

    July 21, 2026

    Trump: SHBA do të godasë “shumë shpejt” zonën pranë Malit të Kazmës në Iran

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.