Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol për Gwangju, në transfertën ndaj Jeonbuk.
Për Jasir Asanin ky është goli i parë për këtë sezon, në ndeshjen e katërt në të cilën është aktivizuar. Në edicionin e parë me këtë skuadër në Korenë e Jugut, ylli kuqezi “tundi rrjetën” 7 herë, ndërsa dhuroi 3 asiste.
Periudha e fundit nuk ka qenë dhe aq e mirë për të, pasi mësohet se për disa kohë nuk u preferua nga trajneri me pretendimin se ishte mbipeshë.

