Kristjan Asllani shënoi golin e fitores në triumfin 0-1, të Kombëtares në transfertë ndaj Gjeorgjisë.
Ky gol duket se ka bërë krenar edhe klubin e Interit, që pas duelit të sotëm, i ka dedikuar një postim special në faqen zyrtare, mesfushorit shqiptar.
“Aslla për fitore”, shkruan klubi i Interit, duke publikuar një foto të mesfushorit të Shqipërisë me fanellën zikaltër.


