Mesi ishte ai i cili shënoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1 mes skuadrave në pjesën e parë, teksa çoi në rrjetë me kokë një harkim perfekt të Luis Suarez.
Më pas, ai u kthye nga tribunat ku ishin mbështetësit e shumtë meksikanë, të cilët e kishin vërshëllyer sa herë që kishte topin në këmbë. Ai i bëri shenjë me dorë numrin tre, ndërsa tregoi tribunat më pas si për të thënë çfarë kishin ata, e më pas u largua duke qeshur
Një mesazh i qartë për Kupën e Botës, të cilën Argjentina e ka fituar tre herë trofeun, ndërsa Meksika kuptohet që nuk i ka shkuar asnjëherë afër atij. Një thumbim që ka bërë xhiron e rrjetit e që padyshim do të bëjë më të nxehtë këtë sezon në MLS duke pasur parasysh numrin e madh të mbështetësve meksikanë që ndjekin ndeshjet e kampionatit amerikan./PanoramaSport

