Site icon Informohu siç duhet

“Goditje në fytyrë dhe trup”, autopsia e Gentiana Hudhrës zbardh tmerrin e krimit

Detaje tronditëse janë zbardhur nga autopsia e Gentiana Kopili Hudhrës, 45-vjeçares shqiptare e cila u masakrua në mes të parkut në Tolentino nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, 55 vjeç.

Ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se viktima kishte 17 plagë nga thika — disa prej tyre sipërfaqësore, çka tregon se ajo ka tentuar të mbrohet dhe të shpëtojë nga sulmi. Por agresori e ka ndjekur dhe e ka therur në mënyrë të përsëritur me një thikë kuzhine me teh 18 cm, të cilën e kishte fshehur paraprakisht.

Goditjet më fatale kanë qenë në qafë, shpinë dhe anash trupit, duke i shkaktuar hemorragji të brendshme dhe vdekje të menjëhershme. Autopsia konfirmoi gjithashtu plagë në fytyrë, që dyshohet se janë shkaktuar nga goditjet me shqelma kur ajo ndodhej e shtrirë pa ndjenja.

Krimi makabër ndodhi të shtunën në mbrëmje, më 14 qershor, ndërsa viktima fliste në telefon dhe nuk e kishte parë afrimin e autorit. Pas ngjarjes, Nikollaq Hudhra qëndroi pranë trupit të viktimës dhe nuk tentoi të largohej, duke u arrestuar menjëherë nga karabinierët.

Ndërkohë, ceremonia mortore do të mbahet në Shqipëri, pasi trupi i Gentianës pritet të transportohet nga Italia drejt vendit të saj të lindjes.

Exit mobile version