Ky që shikoni në foto është Kozma Papa, 22-vjeçari që jetonte jashtë Londrës, i cili i mori jetën bashkatdhetarit të tij Bledi Petraj, 37 vjeç në 4 shkurt të 2024 në zonën e Southgate-it në verilindje të Londrës.
Dyshohet se Papa e mori vendimin pasi të dy, si vrasësi dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin dhe kishin patur një përplasje fizike më herët në një kafene.
Në procesin gjyqësor u mësua se 45 minuta më vonë të dy kishin shkuar në një zonë tjetër të Londrës, ku secili mbante thika të mëdha me vete.
Për krimin në fjalë Kozma Papa është dënuar me burgim të përjetshëm.
Por Gjykata Qendrore në Londër kërkoj që ai të vuajë minimalisht 20 vjet heqje lirie.
Kryededektivi britanik Mathew Goode, thotë: “I shprehim ngushëllimet familjes së Bledit dhe të dashurve të tij që mbajnë zi për vdekjen e tij. Kishim të bënim me një përleshje fizike që përfundoje në një humbje të pakuptimtë të jetës dhe Papa do vuaj një kohë jashtëzakonisht të gjatë me të drejt, prapa hekurave”.


