Site icon Informohu siç duhet

Goditet rrjet i shpërndarjes së dro*ës në Vlorë, arrestohet një 53-vjeçar dhe procedohen 2 bashkëpunëtorë

Një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike është goditur nga Policia në Vlorë, ku si rezultat është arrestuar në flagrancë një 53-vjeçar dhe janë proceduar penalisht dy bashkëpunëtorët e tij.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, pas sigurimit të informacioneve për aktivitet të paligjshëm në fushën e narkotikëve. Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, u bë i mundur identifikimi i tre shtetasve që bashkëpunonin për shitjen e lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi B. L., 53 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë, nisi procedimi penal për shtetasit A. I., 31 vjeç, banues në Vlorë dhe K. A., 27 vjeç, banues në Berat.

Sipas hetimeve, 53-vjeçari kishte marrë me qira një banesë në lagjen “10 Korriku”, të cilën e kishte përshtatur për fshehjen dhe përgatitjen e lëndëve narkotike, konkretisht kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të vogla për shitje.

Gjatë kontrollit në këtë banesë, ku u konstatuan edhe dy bashkëpunëtorët e tij, policia sekuestroi sasi të dyshuara kokaine dhe cannabis sativa, një peshore elektronike si dhe tre telefona celularë, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Exit mobile version