Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shpërthim me tritol në një biznes në Shkodër, dëme materiale

    Leonardo DiCaprio tregon arsyen pse shfaqet shpesh me maskë e kapelë në publik

    Atentati ndaj Gilmando Danit në Rinas, shoqërohet një person nga Fushë-Kruja, çfarë dyshohet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Goditet një bazë prostitucioni në Qerret, arrestohen 2 turiste kineze

    July 5, 2025
    Goditet një bazë prostitucioni në Qerret, arrestohen 2 turiste kineze

    Policia goditi një bazë prostitucioni në Qerret të Kavajës. Dy vajza kineze, 41 dhe 41 vjeçe u arrestuan. Ato kishin ardhur në Shqipëri si turiste, por menjëherë kishin marrë një apartament me qira në Qerret për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit. Përmes komunikimeve në rrjetet sociale, ato siguronin klientë dhe ofronin shërbime seksuale nga 80-200 euro.

    Policia u gjeti para të fshehura në çanta dhe në mesin e fletëve të një kalendari, shuma në euro dhe dollar. 2 telefona celularë që kinezet përdornin për komunikime me klientët u sekuestruan. Në gjendje të lirë po hetohen edhe 6 klientë shqiptarë.

    “Goditet një bazë prostitucioni në Qerret të Kavajës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, pas një hetimi intensiv dhe të mirëorganizuar, finalizuan operacionin policor të koduar “Baza”, në kuadër të të cilit u dokumentua dhe u godit një rast i ushtrimit të prostitucionit.

    Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetaseve kineze: C. Y., 42 vjeçe dhe Y. Sh., 41 vjeçe, të dyja të dyshuara për veprën penale “Prostitucioni”.

    Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale 6 shtetas shqiptarë, klientë që dyshohet se kanë përfituar shërbime seksuale kundrejt pagesës. Nga hetimet rezultoi se dy shtetaset e huaja kishin marrë me qira një apartament në Qerret dhe, përmes komunikimeve në rrjetet sociale, siguruan klientë, duke ofruar shërbime seksuale kundrejt vlerave monetare nga 80 deri në 200 euro.

    Dy shtetaset kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë si turiste, ndërsa në realitet ushtronin aktivitet të paligjshëm me qëllim përfitimi financiar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash në euro dhe dollarë dhe 2 telefona celularë, të përdorur për komunikime me klientët”, njoftoi Policia e Durrësit.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

    arrestohen 2 turiste kineze Goditet një bazë prostitucioni në Qerret
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shpërthim me tritol në një biznes në Shkodër, dëme materiale

    December 9, 2025

    Leonardo DiCaprio tregon arsyen pse shfaqet shpesh me maskë e kapelë në publik

    December 9, 2025

    Atentati ndaj Gilmando Danit në Rinas, shoqërohet një person nga Fushë-Kruja, çfarë dyshohet

    December 9, 2025

    Miratohet buxheti 2026 në Komisionin e Ekonomisë, rrëzohen 60 amendamentet e opozitës

    December 9, 2025
    Mos e humb
    Ekonomi December 4, 2025

    “Blerje masive në tregun imobiliar”/ Eksperti: Ja trendi i ri

    TIRANË- Tregu imobiliar vitet e fundit ka marrë hov përveçse në kryeqytet edhe në qytetet…

    Philipp Plein Residence prezantohet në Abu Dhabi si një projekt ambicioz në zemër të Europës: Ujka dhe Ivanaj: Të vendosur që të çojmë më lart emrin e Shqipërisë


    Ekspertja imobiliare Eriola Canga: Philipp Plein dhe Mohamed Alabbar do rrisin çmimin e pronës

    Një kompani “fantazmë” blen Arena Casino nga Albstar, kush fshihet pas Lake Horizont LLC?

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Viti i ri nis mbarë për dy shenja të horoskopit! 2026 do të jetë periudha më me fat për ata

    Parashikimi i horoskopit 9 Dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Tre shenjat e horoskopit që mund të zhgënjehen gjatë festave të fundvitit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.