Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Qinam të Ersekës, ku një 65-vjeçar, me inicialet A.A., është goditur për vdekje nga rrufeja.
Sipas të dhënave paraprake, i moshuari ndërroi jetë në vend si pasojë e goditjes. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rrethanat e incidentit, ndërkohë që është kryer transportimi i trupit.


