Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Cakran të Fierit ka përfunduar me dhunë fizike, ku një 44-vjeçar është goditur me sende të forta nga një 37-vjeçar dhe djali i tij 17 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30.
Sipas burimeve zyrtare, autorët e dyshuar, M. S. dhe djali i tij, pasi goditën shtetasin E. S., janë larguar nga vendi i ngjarjes, por janë kapur në kohë të shpejtë nga forcat e Policisë së Fierit dhe njësia “Shqiponja”, dhe janë shoqëruar në komisariat.
I dëmtuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.