Site icon Informohu siç duhet

Godet bashkëshorten me gotë qelqi dhe i shkakton dëmtime, arrestohet 49-vjeçari

E denoncoi për dh*në në familje/ Burri i merr hak gruas së tij, e bën për spital

Një rast i rëndë dhune në familje është regjistruar në fshatin Livadhja të Vlorës, ku një 49-vjeçar dyshohet se ka goditur bashkëshorten e tij me një gotë qelqi në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Policia njofton se autori i dyshuar, shtetasi P. K., banues në Livadhja, është arrestuar nga specialistët për hetimin e krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja.

Ngjarja rikthen në vëmendje problemin e vazhdueshëm të dhunës në familje në Shqipëri, pavarësisht fushatave të ndërgjegjësimit dhe masave ligjore në fuqi për mbrojtjen e viktimave.

Policia bën me dije se po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien e autorit përpara drejtësisë.

Exit mobile version