Një vend në finalen e Kupës së Italisë mbetet plotësisht i hapur pasi Lacio dhe Atalanta barazuan 2 me 2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Romë, me miqtë që mbeten të pamposhtur ndaj kryeqytetasve pas tre përballjeve direkte në të gjitha kompeticionet këtë sezon.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkohë që në minutën e 47-të, ishte Dele-Bashiru, i cili gjeti avantazhin. Atalanta u kundërpërgjigj me menjëherë me Pasaliç që vendosi baraspeshën.
Në minutën e 87-të, vendasit shënuan sërish me Dia, ndërkohë që bergamaskët reaguan sërish shpejt me Musah, që vulosi shifrat 2 me 2.
Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Bergamo më 22 prill, ku skuadra e Rafaele Paladino synon trofeun e parë të Kupës së Italisë që nga viti 1963, ndërsa Lacio mbetet me shpresën për ta ngritur trofeun për herë të gjashtë.
Për sa i përket Gjimshitit dhe Hysajt, të dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, e shijuan duelin nga stoli.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO + VIDEO + VIDEO

