VLORË– Punonjësit e Aeroportit të Vlorës kanë mbyllur protestën e tyre, duke lënë një afat kohor, deri të premten 20 Shtatorit për shlyerjen e pagave të tyre.
LEXO EDHE: Punonjësit e aeroportit në Vlorë pezullojnë punimet, shkak mos marrja e pagave
“Drejtuesit duhet të dinë gjendjen që po kalojmë dhe mos ta marrin me të tallur. Nuk shtyhet më me fjalë, hë se do e rregullojmë, hë se do e rregullojmë, punëtorët nuk vijnë më në punë. Unë nuk bëj shaka, ti je autoritari ku ne të kërkojmë llogari ty dhe ti i kërkon llogari atyre më lart, ne duam një gjë të saktë për punën e pagesave.”- tha një nga protestuesit.


