Site icon Informohu siç duhet

Gjyqtari shpërthen në lot para “El Clasicos”: Djali im quhet hajdut në shkollë

De Burgos Bengoetxea, gjyqtari spanjoll që do të vendosë drejtësinë në finalen e Kupës së Mbretit, ka shpërthyer në lot gjatë një konference për shtyp, duke denoncuar presionin e madh që po përjeton nga klubi i Real Madridit.

Shkak për reagimin emocional është bërë një video e publikuar në kanalin zyrtar të Realit, ku analizohen statistikat dhe gabimet e mundshme të gjyqtarit në ndeshjet mes Barcelonës dhe Realit.

“Kur djali im kthehet në shtëpi duke qarë sepse në shkollë i thonë që babai është hajdut, është e papranueshme. Jam njeri, mund të bëj gabime, por nuk meritoj këtë trajtim”, u shpreh Bengoetxea me lot në sy.

Gjyqtari, që ka arbitruar edhe më parë ndeshje të ‘El Clasicos’ dhe garon në nivel ndërkombëtar me UEFA-n, kërkoi reflektim të thellë nga bota e futbollit.

Ndërkohë, Pablo Gonzalez Fuertes, që do të jetë në VAR për finalen, paralajmëroi masa ligjore kundër klubit madrilen: “Nuk do të qëndrojmë më të heshtur. Së shpejti do të veprojmë”.

Exit mobile version