Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shpërthim me tritol në një biznes në Shkodër, dëme materiale

    Leonardo DiCaprio tregon arsyen pse shfaqet shpesh me maskë e kapelë në publik

    Atentati ndaj Gilmando Danit në Rinas, shoqërohet një person nga Fushë-Kruja, çfarë dyshohet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Gjyq i pazakontë në Tiranë, Irini merr gjobë sepse ushqen macet e rrugës

    July 4, 2025

    Një ngjarje e pazakontë po zhvillohet në Tiranë, ku një e moshuar 82-vjeçare, Irini, është gjobitur nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit me 10 mijë lekë, me pretendimin se ka shkaktuar ndotje akustike për shkak të maceve që ushqen pranë banesës së saj.

    Irini, e cila njihet nga banorët si një dashamirëse e kafshëve, jeton me disa mace dhe ushqen çdo ditë edhe ato të rrugës. Por ky përkushtim ndaj kafshëve të braktisura nuk është mirëpritur nga autoritetet bashkiake, të cilat në fletën e gjobës e kanë urdhëruar të “largojë menjëherë macet.”

    Ngjarja ka marrë përmasa ligjore, pasi Irini ka refuzuar të paguajë gjobën dhe ka paditur vendimin në Gjykatën Administrative të Tiranës, me ndihmën e avokates së saj. Në kërkesën paraprake për sigurimin e padisë, ajo kërkon pezullimin e gjobës derisa çështja të shqyrtohet në themel.

    “Nuk ekziston asnjë ligj që më ndalon të jetoj me macet apo t’u jap për të ngrënë. Janë krijesa të gjalla që kanë nevojë për dashuri dhe kujdes,” – ka deklaruar Irini në sallën e gjyqit.

    Rasti ka ngjallur reagime dhe mbështetje në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë e kanë quajtur veprimin e bashkisë “të padrejtë dhe çnjerëzor”. Shumë prej tyre kanë shpërndarë mesazhe mbështetëse për të moshuarën, e cila shihen si simbol i dashurisë për kafshët në një qytet ku shpesh ato harrohen dhe shpërfillen.

    Tashmë, të gjithë sytë janë nga Gjykata Administrative, e cila pritet të vendosë nëse përkushtimi i një 82-vjeçareje ndaj maceve të rrugës është kundërvajtje – apo një akt i thjeshtë njerëzor që duhet mbështetur.

    gjobe gjykate Irini macet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shpërthim me tritol në një biznes në Shkodër, dëme materiale

    December 9, 2025

    Leonardo DiCaprio tregon arsyen pse shfaqet shpesh me maskë e kapelë në publik

    December 9, 2025

    Atentati ndaj Gilmando Danit në Rinas, shoqërohet një person nga Fushë-Kruja, çfarë dyshohet

    December 9, 2025

    Miratohet buxheti 2026 në Komisionin e Ekonomisë, rrëzohen 60 amendamentet e opozitës

    December 9, 2025
    Mos e humb
    Ekonomi December 4, 2025

    “Blerje masive në tregun imobiliar”/ Eksperti: Ja trendi i ri

    TIRANË- Tregu imobiliar vitet e fundit ka marrë hov përveçse në kryeqytet edhe në qytetet…

    Philipp Plein Residence prezantohet në Abu Dhabi si një projekt ambicioz në zemër të Europës: Ujka dhe Ivanaj: Të vendosur që të çojmë më lart emrin e Shqipërisë


    Ekspertja imobiliare Eriola Canga: Philipp Plein dhe Mohamed Alabbar do rrisin çmimin e pronës

    Një kompani “fantazmë” blen Arena Casino nga Albstar, kush fshihet pas Lake Horizont LLC?

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Viti i ri nis mbarë për dy shenja të horoskopit! 2026 do të jetë periudha më me fat për ata

    Parashikimi i horoskopit 9 Dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Tre shenjat e horoskopit që mund të zhgënjehen gjatë festave të fundvitit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.