Site icon Informohu siç duhet

Gjykata Speciale e liron me kusht Isni Kilajn

Isni Kilaj në paraqitjen e parë para Gjykatës Speciale.  Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, është liruar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pasi gjykatësi vendosi se mbajtja e tij në paraburgim nën akuzat për pengim të drejtësisë nuk ishte “as e arsyeshme, as proporcionale”.

Kilaj – së bashku me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, sh-ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliun – akuzohen për pengim të drejtësisë.

Gjykimi ndaj tyre do të nisë më 24 shkurt.

Kilaj u arrestua dhjetorin e kaluar dhe prej atëherë është mbajtur në paraburgim në qytetin holandez.

Gjykatësi tha në vendimin e tij se rrethanat kanë ndryshuar që prej rishikimit të paraburgimit të Kilajt në tetor dhe se mbajtja e tij në paraburgim nuk ishte më as e arsyeshme./REL

Exit mobile version