Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Opozita bashkon votat me maxhorancën, me 105 vota pro miratohet Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore

    E papritur/ Një burrë rrëzohet gjatë konferencës për shtyp të Trump në Zyrën Ovale

    E FUNDIT/ Kuvendi miraton projektligjin për Barazinë Gjinore: 77 vota pro, 36 kundër

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Gjykata në SHBA ndalon përkohësisht përpjekjet për t’iu hequr mbrojtjen afganëve

    July 15, 2025

    Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara ndaloi përkohësisht vendimin e Qeverisë amerikane për t’iu hequr statusin e mbrojtjes së përkohshme afganëve që gjenden në SHBA.

    Kjo u jep së paku edhe një javë kohë mijëra afganëve që rrezikojnë të dëbohen dhe të kthehen në Afganistan – vendin që kontrollohet nga talibanët.

    Gjykata e Apelit për Qarkun e Katërt në Riçmond, Virxhinia, vendosi një pezullim administrativ mbi vendimin për t’i dhënë fund statusit të mbrojtjes së përkohshme për afganët, duke e shtyrë atë deri më 21 korrik.

    Kjo masë erdhi pas një kërkese nga organizata CASA, e cila mbron të drejtat e imigrantëve.

    CASA paraqiti një kërkesë urgjente më 14 korrik, pikërisht në ditën kur pritej të përfundonte statusi i mbrojtjes për afganët.

    Gjykata nuk dha asnjë arsye për vendimin e saj, ndërsa administrata amerikane ka afat deri më 16 korrik, ora 23:59, për të dhënë përgjigje.

    Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare njoftoi qysh më 12 maj se statusi i mbrojtjes së përkohshme për afganët do të skadojë më 14 korrik.

    Ky vendim do t’i prekte rreth 9.000 deri në 12.000 afganë që aktualisht jetojnë dhe punojnë ligjërisht në Shtetet e Bashkuara, në kuadër të këtij programi.

    Grupet për të drejtat e njeriut dhe vetë refugjatët afganë e kritikuan ashpër vendimin, duke thënë se ai vë në rrezik jetën e mijëra njerëzve dhe injoron situatën e vështirë dhe të rrezikshme që vazhdon në Afganistan.

    Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha atëkohë se vendimi për t’i dhënë fund statusit të mbrojtjes së përkohshme, është marrë duke u bazuar në vlerësimin e tij se kushtet në Afganistan “janë përmirësuar mjaftueshëm” dhe nuk i plotësojnë më kërkesat ligjore për të pasur këtë status.

    Mbështetësit e afganëve thonë se shumë prej atyre që jetojnë në SHBA, kanë punuar me ushtrinë amerikane ose me organizata të tjera në Afganistan. Kjo, sipas tyre, i bën ata të rrezikuar nga trajtimi i ashpër nga talibanët, të cilët nuk njihen si qeveri legjitime nga Uashingtoni dhe shumica e vendeve të botës.

    Kjo frikë bazohet në ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në Afganistan që kur talibanët u rikthyen në pushtet në vitin 2021.

    Që nga ajo kohë, talibanët zbatojnë rregulla shumë strikte – bazuar në ligjin islamik – duke kufizuar shumë të drejta dhe liri, sidomos për gratë dhe vajzat.

    Ato nuk lejohen më të ndjekin arsimin e mesëm dhe nuk mund të punojnë në shumicën e vendeve të punës.

    Raportet nga OKB-ja dhe organizatat për të drejtat e njeriut tregojnë se në Afganistan ka shkelje serioze të të drejtave të njeriut.

    Ato përfshijnë vrasje pa gjyq, zhdukje të njerëzve me forcë, tortura dhe rrahje në publik.

    Këto veprime bëhen kryesisht kundër ish-zyrtarëve qeveritarë dhe njerëzve që janë kundër regjimit./REL

    Ekskluzive / Ilir Beqja lë qelinë, në gjendje të rëndë në QSUT

    Afganët Qeveria amerikane SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Opozita bashkon votat me maxhorancën, me 105 vota pro miratohet Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore

    November 6, 2025

    E papritur/ Një burrë rrëzohet gjatë konferencës për shtyp të Trump në Zyrën Ovale

    November 6, 2025

    E FUNDIT/ Kuvendi miraton projektligjin për Barazinë Gjinore: 77 vota pro, 36 kundër

    November 6, 2025

    Berisha bën “mbrapa kthehu” dhe kërkon falje ndaj ambasadorit Gonzato: Nuk ishte fyerje, përsërita atë që kishte thënë vetë

    November 6, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Nuk do keni për çfarë te qaheni sot ne jetën tuaj në çift, parashikimi i horoskopit 5 Nëntor

    Vështirësitë në çift do jenë të shumta/ Parashikimi i horoskopit 4 Nëntor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.