FIER– Avokati i ish-deputetit Ervin Salianji, Ledio Braho, ka folur për mediat pas vendimit të Gjykatës së Fierit e cila vendosi lirimin e demokratit nga qelia pas më shumë se nëntë muajsh.
Braho konfirmoi vendimin e Gjykatës së Fierit, ndërsa shtoi se kërkesa e Salianjit u pranua pas rekomandimeve pozitive të IEVP Fier, Shërbimit të provës dhe qëndrimit pozitiv të Prokurorit.
PRONONCIMI I AVOKATIT:
Gjykata e Fierit pas rekomandimeve pozitive të IEVP Fier dhe Shërbimit të provës dhe qëndrimit pozitiv të Prokurorit në lidhje me kësen e depozituar nga Salianji, pranoi kërkesën dhe vendosi lirimin e tij të parakohshëm me kusht./Radar.al


