Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm në Manhattan/ Shpërthim pranë ndërtesës federale, arrestohet një i dyshuar (VIDEO)

    Trazira të dhunshme në burgun e Siçilisë, rreth 400 të burgosur marrin nën kontroll dy reparte, plagosen 5 oficerë

    Karakaçi inspekton masat në Portin e Durrësit: Në gatishmëri për fluksin e udhëtarëve gjatë sezonit veror

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Gjykata Kushtetuese pranon komisionin hetimor për zgjedhjet, rrëzon kërkesën për çështjen McGonigal

    June 1, 2026
    Video përgjimi? A ka pasur ndikim të jashtëm në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese?


    Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën e paraqitur nga 38 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, duke detyruar Kuvendin të ngrejë komisionin hetimor për verifikimin e përdorimit të burimeve shtetërore gjatë zgjedhjeve të 11 majit 2025. Ndërkohë, ajo ka rrëzuar kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor lidhur me verifikimin e veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.

    Vendimi u mor pas shqyrtimit të mosmarrëveshjes së kompetencës mes një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit, lidhur me refuzimin e ngritjes së dy komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita.

    Sa i takon çështjes McGonigal, Gjykata vlerësoi me shumicë votash se kërkesa nuk plotësonte kriteret kushtetuese të nevojshme për ngritjen e një komisioni hetimor. Sipas arsyetimit të saj, nuk u arrit shumica e nevojshme për të vlerësuar ekzistencën e një “çështjeje të veçantë” dhe të indicieve të qarta që do të justifikonin ngritjen e komisionit.

    Ndryshe vendosi Gjykata për komisionin hetimor që lidhet me kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së institucioneve qendrore dhe vendore, si dhe me verifikimin e përdorimit të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Sipas Gjykatës, kjo kërkesë përmbush kriteret kushtetuese dhe jurisprudencën përkatëse për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar.

    Për pasojë, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin e Kuvendit që kishte refuzuar ngritjen e këtij komisioni dhe përcaktoi detyrimin e Kuvendit për ta ngritur atë.

    Vendimi është përfundimtar dhe hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, ndërsa arsyetimi i plotë do të publikohet brenda afateve të parashikuara ligjore.

    Gjykata Kushtetuese McGonigal
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm në Manhattan/ Shpërthim pranë ndërtesës federale, arrestohet një i dyshuar (VIDEO)

    July 20, 2026

    Trazira të dhunshme në burgun e Siçilisë, rreth 400 të burgosur marrin nën kontroll dy reparte, plagosen 5 oficerë

    July 20, 2026

    Karakaçi inspekton masat në Portin e Durrësit: Në gatishmëri për fluksin e udhëtarëve gjatë sezonit veror

    July 20, 2026

    Rama: Rritja ekonomike po krijon mundësi për më shumë mbështetje ndaj shtresave në nevojë

    July 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.