Site icon Informohu siç duhet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Jorgo Goros, në fuqi dënimi për tjetërsim pronash

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, si dhe të pandehurve të tjerë, duke lënë në fuqi vendimin e fajësisë ndaj tij.

Megjithatë, gjykata ka vendosur prishjen e pjesës së vendimit që lidhet me konfiskimin e pasurisë, duke e rikthyer këtë çështje për rishqyrtim.

Goro është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për një çështje që lidhet me tjetërsimin e një prone në zonën e Livadhës.

Më herët, ai kishte vuajtur edhe 17 muaj burg nga një tjetër dënim prej 2 vite e 20 ditësh, që lidhej me tjetërsimin e një sipërfaqeje prej rreth 10 mijë metrash katrorë tokë në zonën e Gjilekës, në Himarë.

Exit mobile version