DURRËS– Gjykata e Durrësit ka vendosur pezullimin nga detyra të drejtorit të Arsimit Parauniversitar, Hazbi Lika. Sipas hetimeve Lika dyshohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Hetimet janë në vazhdim, ndërsa autoritetet po mbledhin prova shtesë për çështjen.
Mësohet se ky vendim vjen si pjesë e procedurave hetimore ndaj Likës, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësive të tij në këtë çështje.
Ndërkohë pezullimi i tij do të zgjasë deri në përfundim të procesit gjyqësor. Masë kjo e cila synon të sigurojë drejtësi dhe transparencë në sistemin e arsimit në rajon./Radar.al
Pranoi se ka kryer marrëdhënie s*ksuale me vajzën e tij të mitur, lihet në burg 36-vjeçari


