Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kupa sjell konfirmime dhe sinjale të reja, Interi ka një grup të fortë

    Tradhëtitë e vështirësitë ekonomike, avokatja tregon arsyet se përse ndahen shqiptarët

    Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    GJKKO rrëzon kërkesën e “bos-it të mikrokredive”, Arben Meskuti mbetet në burg, nuk i hiqen as sekuestrot

    July 8, 2025

    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e Arben Meskutit, të njohur si “bosi i mikrokredive”, për ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrot mbi pasuritë.

    Vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Bani, i cili e cilësoi kërkesën të pabazuar në prova dhe në ligj.

    Meskuti, një nga nëntë personat e përfshirë në dosjen hetimore për zhvatjen e qindra qytetarëve përmes skemave të mikrokreditimit, kishte kërkuar zëvendësimin e masës “arrest në burg” me masa më të lehta sigurie apo garanci pasurore, duke argumentuar se afati i paraburgimit kishte kaluar fuqinë.

    Një tjetër kërkesë e tij ishte heqja e sekuestrit mbi llogaritë bankare personale, duke pretenduar se bllokimi i tyre po dëmtonte përmbushjen e detyrimeve familjare dhe të drejtave të fëmijëve të mitur.

    Pas shqyrtimit të pretendimeve, GJKKO vendosi të lërë në fuqi masën e arrestit në burg dhe sekuestron mbi pasuritë, duke refuzuar të gjitha kërkesat e Meskutit.

    Dosja ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve është kaluar për kompetencë pranë SPAK, për shkak të natyrës së dyshuar kriminale dhe përmasave të çështjes.

    Arben Meskuti GJKKO mikrokredi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kupa sjell konfirmime dhe sinjale të reja, Interi ka një grup të fortë

    December 5, 2025

    Tradhëtitë e vështirësitë ekonomike, avokatja tregon arsyet se përse ndahen shqiptarët

    December 5, 2025

    Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës

    December 5, 2025

    Aksident i 4-fishtë në rrugën Maqellarë-Peshkopi, dy të plagosur

    December 5, 2025
    Mos e humb
    Ekonomi December 4, 2025

    “Blerje masive në tregun imobiliar”/ Eksperti: Ja trendi i ri

    TIRANË- Tregu imobiliar vitet e fundit ka marrë hov përveçse në kryeqytet edhe në qytetet…

    Philipp Plein Residence prezantohet në Abu Dhabi si një projekt ambicioz në zemër të Europës: Ujka dhe Ivanaj: Të vendosur që të çojmë më lart emrin e Shqipërisë


    Ekspertja imobiliare Eriola Canga: Philipp Plein dhe Mohamed Alabbar do rrisin çmimin e pronës

    Një kompani “fantazmë” blen Arena Casino nga Albstar, kush fshihet pas Lake Horizont LLC?

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 5 Dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 4 Dhjetor 2025

    Dy shenjat e horoskopit që duhet të jenë të kujdesshme sot: paralajmërime për energji të paqëndrueshme dhe rreziqe

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.