Site icon Informohu siç duhet

GJKKO përplaset me Policinë e Shtetit: Pse në protestën për Metën dhe Berishën morët masa?

GJKKO dënon me tre vite burg ish-zyrtaren e njohur. Ja për çfarë akuzohet

Gjykata e Posaçme GJKKO, ka reaguar publikisht me akuza ndaj Policisë së Shtetit për mos veprim dhe mos marrje masash për grumbullimet e qytetarëve para ambienteve të saj, kur do të zhvillohej seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj Erion Veliajt dhe të akuzuarve të tjerë.

GJKKO në reagimin e saj pretendon se ka informuar Policinë dhe Ministrinë e Brendshme për grumbullimet por nuk janë marrë masa duke kujtuar dhe protestat e 6 dhjetorit të PL në mbështetje të Ilir Metës dhe të 6 janarit të PD në mbështetje të Berishës kur ai u paraqit në GJKKO.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, GJKKO sqaron: Nëpërmjet mosveprimeve të saj, Policia e Shtetit ka kontribuar në pengimin e Gjykatës së Posaçme në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese dhe ligjore për të gjykuar në një ambient të sigurt dhe të qetë si dhe për të garantuar jetën dhe shëndetin e gjyqtareve dhe personelit administrativ.

Nëpërmjet shkresës më sipër, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i është drejtuar Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që të marrin masat e duhura për vënien përpara përgjegjësisë administrative apo ligjore, të gjithë personat përgjegjës të Policisë së Shtetit, të cilët nuk kanë marrë masat e duhura, në zbatim të ligjit, për të shmangur apo monitoruar këtë situatë të paprecedentë.

Po ashtu, kjo gjykatë ka kërkuar që t’i vihet në dispozicion e gjithë procedura ligjore e ndjekur dhe planin e masave që janë marrë në rastet e ngjashme sikurse gjatë protestave të datave 6.12.2024 dhe 06.01.2025, si dhe një shpjegim i argumentuar dhe me prova pse nuk është ndjekur e njëjta praktike edhe në rastin e incidentit të datës 12.02.2025.

Aktualisht, gjykata është në pritje të kthimit të përgjigjes nga ana e autoriteteve kompetente, me qëllim ndjekjen e rrugëve të tjera institucionale sipas parashikimeve kushtetuese dhe ligjore./Radar.al

Exit mobile version