Temperaturat e larta në stinën e verës gjithmonë sjellin përdorim më të madh të kondicionerëve nga qytetarët, ku herë pas here përballen me ftohje dhe kollë sepse janë të predispozuar t’i ulin temperaturat.
Shumë persona i ndezin kondicionerët në vetëm 20 gradë, edhe pse jashtë është 15 gradë më lart dhe ndonjëherë kondicionerët punojnë pa ndërprerje.
Sipas mjekëve këshillohet se kjo nuk është e shëndetshme dhe se temperatura duhet të rregullohet në mënyrë që diferenca jashtë të mos jetë më shumë se disa gradë, maksimumi deri në tetë. Mirëpo, duke qenë se situata nuk është më e mirë as gjatë mbrëmjes, shumë po pyesin se si ta freskojnë banesën, e të mos zgjohen të nesërmen me muskuj të ngurtësuar.
“Ne nuk mund të flemë me kondicioner ndezur nëse është në dhomën e gjumit, por para se të flini është e nevojshme të ftohen dhomat, domethënë të ndizni kondicionerin në një dhomë tjetër ose të ftohni dhomën e gjumit nëse pajisja është në të dhe më pas fikeni.”- tha Biserka Obradoviç.