Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Debati për zhurmën përfundon në dhunë në Golem, arrestohen menaxheri dhe një punonjës i resortit Diamma

    Stuhia e fuqishme përfshin Shqipërinë, pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ja situata në vend

    Kush është Gadi Eisenkot, ish-gjenerali që po sfidon Benjamin Netanyahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Gjithçka nisi me iPhone-n, si u zbuluan dredhitë e shqiptarit dhe veprat e rënda. Dënohet babai i 4 fëmijëve

    February 14, 2025

    Gjithçka u arrit të zbulohej nga një aparat celular i markës iPhone. Hetuesit arritën të shkonin tek e vërteta e një përdhunimi dhe gjykata mbi bazën e kësaj prove të ndëshkonte autorin e dyshuar.

    Gjykata e Apelit të Kretës në Greqi ka dënuar me formë të prerë me 11 vite dhe 3 muaj burg një 48-vjeçar shqiptar, baba i katër fëmijëve, pasi u shpall fajtor për vjedhje, përdhunim, madje edhe dhunë ndaj punonjësve të policisë, përveç hyrjes së paligjshme në vend.

    I pandehuri banues në Chania, i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, përveç vjedhjes, por nuk e ka bindur dot gjykatën, edhe për shkak të disa provave të reja të siguruara nga Prokuroria.

    Çështja nisi të zbërthehej më 17 gusht 2021, kur një çift turistësh irlandezë kishin shkuar në plazhin e Platanias për të notuar gjatë natës. Por pasi dolën nga deti, pak pas orës 01:00, ata zbuluan se i kishin vjedhur nga çanta një iPhone, një portofol dhe një orë me vlerë 500 euro.

    Duke përdorur iPhone tjetër, të cilin vajza e kishte me vete, u aktivizua aplikacioni i gjurmimit dhe në një vend aty pranë çifti ka pikasur të pandehurin së bashku me një bashkëpunëtor tjetër që mbante telefonin, ndërsa më pas iu gjet edhe ora.

    Kjo zbuloi më tej se 48-vjeçari kishte marrë pjesë edhe në përdhunimin në grup të një turisteje suedeze pak ditë para se të vidhte telefonin, ngjarje e ndodhur më 11 gusht të atij viti, pak para orës 01:00, sërish në plazhin e Platanias.

    Gjykata vendosi gjithashtu që vuajtja e dënimit të bëhet në qelitë e burgut të Grevenës, aty ku dhe ai mbahej që nga arrestimi i tij, në vitin 2021.

    greqi perdhunim shqiptari
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Debati për zhurmën përfundon në dhunë në Golem, arrestohen menaxheri dhe një punonjës i resortit Diamma

    July 21, 2026

    Stuhia e fuqishme përfshin Shqipërinë, pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ja situata në vend

    July 21, 2026

    Kush është Gadi Eisenkot, ish-gjenerali që po sfidon Benjamin Netanyahun

    July 21, 2026

    Zelensky shkarkon komandantin e ushtrisë ukrainase, vendimi vjen pas tensioneve politike

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.