Site icon Informohu siç duhet

Gjithçka gati ne Islamabad/ JD Vance udhëheq raundin e dytë të negociatave SHBA-Iran në Pakistan

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, do të drejtojë delegacionin amerikan në raundin e dytë të bisedimeve me Iranin, të cilat pritet të zhvillohen në Pakistan.

Lajmi është konfirmuar nga ambasadori amerikan në OKB, Mike Waltz, menjëherë pas deklaratës së presidentit Donald Trump për vijimin e procesit negociues.

Delegacionet pritet të mbërrijnë në Pakistan gjatë ditës së nesërme, në një përpjekje për të arritur progres, pasi raundi i parë i bisedimeve u mbyll pa marrëveshje.

Sipas raportimeve, Vance ka qenë në krye edhe të negociatave të para, me kërkesë të vetë palës iraniane, e cila e sheh atë si një figurë më pak konfrontuese dhe më të hapur ndaj dialogut.

Ky raund i dytë konsiderohet vendimtar për uljen e tensioneve mes dy vendeve, në një moment kur situata në rajon mbetet e ndjeshme.

Exit mobile version