Informohu siç duhet

Gjesti, kryefjala e “Big Brother”/ Thyen rekorde në showbizin shqiptar

Me performancën e tij në “BBVK” artisti Gjesti arriti të fitonte zemrat e pjesës më të madhe të publikut shqiptar.

Ishte energjia e tij pozitive, sjellja, e gjithë metoda e lojës bëri që Gjesti të ishte në krye të vëmendjes.

Por një nominim kokë më kokë e nxorri atë jashtë lojë.

Ai mbaroi rrugëtimin e tij në spektaklin e Kosovës por jo në “Big Brother”.

Mbrëmjen e djeshme u mësua se ai iu bashkua të njëjtin format, por tashmë atij shqiptar.

Hyrja e tij bëri goxha bujë në rrjet dhe të shumta ishin njerëzit dhe artistët që e përkrahën.

Sakaq, Instagrami i tij ka kapur shifra drastike brenda 24 orëve. Ai arriti të grumbullojë mbi 110 mijë ndjekës dhe miliona shikime në Yotube./ Radar.al

Exit mobile version