Site icon Informohu siç duhet

“Gjesti i ka ‘rrahur’ të gjithë”, analisti: Mjeshtër i dhu*ës emocionale

Skandali në "BBVA 4"/ Zbardhet dëshmia e Jozit në polici: Gjesti më ka...

Incidenti i paprecedentë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes publike dhe mediatike.

Ngjarja u trajtua edhe në emisionin Top Story, ku diskutimi u përqendrua jo vetëm te vetë akti i dhunës, por edhe te ndikimi i tij në publik dhe në marrëdhëniet mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.

U analizua sjellja e Jozit, por gjithashtu pati diskutime edhe mbi mënyrën se si Gesti ka zhvilluar lojën e tij brenda shtëpisë. Një ndër çështjet që ngriti më shumë diskutime ishte rritja e ndjeshme e ndjekësve të Jozit në rrjetet sociale pas incidentit dhe pyetja: përse kjo sjellje u vlerësua pozitivisht nga një pjesë e publikut?

Analisti Arjan Curri, i ftuar në studio, deklaroi:
“Dhuna emocionale është më e madhe se ajo fizike. Gjesti i ka ‘rrahur’ të gjithë në mënyrë emocionale, është mjeshtër i dhunës psikologjike.”
Sipas Currit, abuzimi emocional lë pasoja më të thella dhe është një formë dhune që shpeshherë neglizhohet në krahasim me atë fizike.

Ngjarja ka marrë jehonë edhe në disa media ndërkombëtare, duke e bërë një prej temave më të nxehta të momentit.

Ndërkohë, Jozi është liruar nga policia, por ende nuk ka bërë një deklaratë publike lidhur me incidentin.

Exit mobile version