Site icon Informohu siç duhet

Gjesti dhe Egli bashkë? Detaji që ndezi rrjetin

Gjesti feston sot ditëlindjen. Egli e lë në harresë

Aludimet për lidhjen mes Gjesti dhe Eglit po shtohen çdo ditë, dhe së fundmi një detaj në pamje të parë i vogël ka ndezur rrjetet sociale.

Në një foto të publikuar së fundmi, Gjesti – fituesi i Big Brother VIP Albania 4 – është shfaqur me një varëse të veçantë në qafë, ku ndër të tjera bie në sy një rruazë me shkronjën “E”. Ky detaj ka bërë që ndjekësit të nisin spekulime të reja, duke e interpretuar si një shenjë të ndjenjave që ai mund të ushqejë për Eglin, ish-banorja me të cilën krijoi një kimi të dukshme gjatë spektaklit.

Edhe pse as Gjesti dhe as Egli nuk kanë bërë ndonjë deklaratë publike për raportin e tyre, ky simbol i vogël është parë nga fansat si një “konfirmim i heshtur”. Komentet në rrjet janë të shumta, dhe shumica besojnë se varësja me “E” është një dedikim i koduar për Eglin.

Për momentin, gjithçka mbetet në nivel spekulimesh, por ky gjest i fundit ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin e publikut për atë që ndodh mes dyshes jashtë shtëpisë së famshme të BBVA. Reagimi i tyre pritet me interes.

Exit mobile version