Gjenerali izraelit Amir Avivi, në një intervistë për emisionin “Top Story”, deklaroi se lufta e Izraelit ndaj Iranit nuk ka si qëllim vetëm mbrojtjen kombëtare, por sigurinë e një rajoni më të gjerë, përfshirë Ballkanin dhe Shqipërinë.
I pyetur nga moderatorja Grida Duma për qëndrimin e Izraelit ndaj Shqipërisë, Avivi theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të forta, duke kujtuar edhe kontributin e shqiptarëve në strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Shqipëria dhe Izraeli ndajnë vlera të përbashkëta dhe një miqësi të madhe. Mos harrojmë që Shqipëria ka strehuar hebrenjtë,” u shpreh Avivi.
Ai shtoi se lufta që po zhvillon Izraeli ndaj regjimit iranian ka një dimension ndërkombëtar, përtej kufijve të shtetit hebre.
“Ne po luftojmë edhe për ju, për Shqipërinë dhe gjithë Ballkanin. Irani kërkon dominim global, ndërsa Izraeli po përpiqet të ndërtojë një botë më të sigurt për të gjithë,” theksoi gjenerali.


