FIER– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 09:30 në fshatin Grecalli, ku një 60-vjeçar i identifikuar si A. S., dyshohet se duke kontrolluar mjetin bujqësor që kishte në pronësi, e ka zënë rrota e mjetit. Si pasojë ai ka humbur jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, në fshatin Grecalli, shtetasin A. S., rreth 60 vjeç, dyshohet se duke kontrolluar mjetin bujqësor që kishte në pronësi, e ka zënë rrota e mjetit. Si pasojë ai ka humbur jetën.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit./Radar.al
Momente gazmore/ “Do të ngremë tavanin”, tregtari nuk kupton Berishën, kujton për tavanin e dyqanit


