Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të enjte qytetin e Peshkopisë. Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete në zonën e njohur si “Gropa e ujërave termale”.
Sipas të dhënave paraprake nga Policia, viktima është identifikuar si shtetasi E.N. Dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak, por hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat.
“Më datë 19.06.2025, rreth orës 15:20, në vendin e quajtur ‘Gropa e ujërave termale’, është gjetur pa shenja jete shtetasi E.N., rreth 70 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se ka pësuar arrest kardiak”, njoftoi zyrtarisht Policia e Shtetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për të zbardhur të gjitha detajet e ngjarjes së rëndë.

